Lidhja e Historianëve të Kosovës,,Ali Hadri’’,dega në Deçan, në bashkëpunim më shoqatën e Intelektualeve,, Jakova’’ , të Gjakovës’’ mbajtën akademi përkujtimore kushtuar Beqir( Agë) Vokshit, më rastin e 90 vjetorit të vrasjes së tij. Në këtë akademi ku të pranishëm ishin përfaqësues të jetës Politike, akademik, historian nga Kosova dhe Shqipëria dhe një numër i madh i qytetarëve, kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, premtoj se do ta mbështes projektin për ngritjen e shtatores së Beqir( Agë )Vokshit.
Kryetari Selmanaj, tutje tha se regjionit të Vokshit i mbetet vetëm ta siguroi vendin dhe komuna do të përkujdeset për projektin dhe investimet të cilat duhet që kjo shtatore te ndërtohet sepse familja Vokshi, ishte vet historia andaj ne na mbete që këtë histori të mos e harrojmë por vlerat dhe përpjekjet e tyre nder vite për çështjen e kombit shqiptarë të vlerësohen larët dhe Historinë e familjes Vokshi të mos e mbuloi harresa.