Sot në Deçan u marshua në kuadër të fushatës “ 16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas “ ku Mekanizmi Kordinues Kundër Dhunës në Familje, bashkë me pjesëmarrësit vendosën pankarta me mesazhe kundër dhunës, të tilla si: “LËRENI GRUAN TË QETË”, “DHUNA NUK FSHEHET BRENDA MUREVE“ , “ MOS HESHTNI, STOP DHUNËS “ dhe ”PËR GRATË “ , me qëllim të senzibilizimit të opinonit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që të raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas.
Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave.