Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”, kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur sot takim me anëtarët e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje.
Së bashku me anëtarët e këtij Mekanizmi, të cilët njëkohësisht përfaqësojnë institucione të rëndësishme në luftimin e kësaj dukurie, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në Komunën e Deçanit.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në Komunën e Deçanit, për trajtimin e çështjeve të dhunës në marrëdhëniet familjare, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues.
Me përkushtimin tonë të plotë në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës, e po ashtu me bashkëpunimin edhe me organet tjera shtetërore, do e bëjmë të mundur që kjo dukuri negative të mos gjej vend në mesin e shoqërisë sonë.