Fermerët e Komunës së Deçanit të cilët dëshirojnë të aplikojnë në një nga grandet të cilat i ofron Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural për vitin 2013, duhet ta bëjnë një plan biznesi në mënyrën me profesionale të mundshme, ky është një nga kriteret profesionale që i ka parashtruar MBPZHR.
Ndër kriteret tjera të cilat duhet ti plotësojnë fermerët. Për të pas një planë të mirëfilltë biznesi Fermerët duhet të kërkojnë ndihmë profesionale. Për ti ju lehtësuar rrugën fermerëve Deçanas dhe për të iu minimizuar shpenzimet për të përgatitur një plan biznesi për të aplikuar për grandet e MBPZHR, Komuna e Deçanit gjegjësisht drejtoria e Bujqësisë e kësaj Komune ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Kolegjin “Biznesi”, që është institucion privat i arsimit të lartë.
Qëllimi i këtij Memorandumi të cilin e kanë nënshkruar Drejtori Komunal i Bujqësisë Nasim Haradinaj dhe Prodekani i Kolegjit “Biznesi” Prof.Dr.Shyqri Kabashi, është që tu ofrohen shërbimeve fermerëve të Komunës së Deçanit në përgatitjen e projekteve, propozimeve, planeve të biznesit dhe aplikacioneve të ndryshme për të përfituar grande subvencione kombëtare dhe ndërkombëtare.