Pas një pune një vjeçare dhe takimeve të përbashkëta në mes të komunave Deçan , Pejë dhe Junik, në bashkëpunim më PPSE dhe Swisscontact, është arritur që të nënshkruhet memorandumi mes komunave Deçan, Pejë , Junik , dhe organizatës PPSE (promoting private sector employment) dhe Swisscontact , ku prezent kanë qenë kryetari i komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj, që është edhe kryetar i Agjensionit Perëndimor të Kosovës për Zhvillim Ekonomik, kryetarit të komunës ë Junikut z.Agron Kuçi , drejtori i drejtorisë së zhvillimit ekonomik në Pejë z.Artan Gashi që përfaqëson komunën e Pejës dhe z.Sigrid Meijer-Shefe e zyrës , së PPSE .
Ky memorandum i paraprinë promovimit të punësimit në sektorin Privat (PPSE), në Kosovë i cili financohet nga zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë(SCO-K) dhe implementohet nga Swisscontact si partner udhëheqës ,duke u mbështetur edhe në hulumtimet që ka ber instituti Riinvest dhe PEM consult .
Ky partneritet dhe ky bashkëpunim i ndërsjelltë ka për qellim ,të ndihmoi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me theks të veçantë në sektorin turizmit.
Sipas kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj,këto tri komuna shpresojnë shumë që të kenë rezultate te prekshme të mbështetur nga PPSE (promoting private sector employment) promovimin e punësimit të sektorit priva dhe Swisscontact dhe një heritë kjo do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike ne territorin e këtyre komunave.
E në anën tjetër edhe drejtorit i zhvillimit Ekonomik në komunën e Deçanit z.Betim Mataj, tha se ky memorandum ka për qellim të krijoj një mjedis premtues në veçanti për sektorin e turizmit në regjionin e Alpeve shqiptare .dhe kështu kjo do të ndikon në rritjen e të hyrave dhe njëhërit më rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në lëmin e turizmit .Njëkohësisht kjo do të ndikoj në inkurajimin e grave në punësim .
E gjitha kjo do të ndikoj në krijimin e vendeve të reja të punës ,në përmirësimin e gjendjes së ekonomive familjare ,në rritjen e të hyrave të bizneseve të vogla në përmirësimin e standardit jetësor.