Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.I
Deçan,dt.21.01.2013
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e I-rë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.31.01.2013 /e enjëte/ në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Raport i Kryesuesit për punën e Kuvendit për periudhën Janar-Dhjetor 2012,
- Shqyrtimi i plotësimeve dhe ndryshimeve në Rregulloren e punës së Kuvendit,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpalljen Qytetar Nderi, Avokatin, z.Ben Emmerson,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për ndërrimin e pronës komunale,
- Inicimi i procedurës për hartimin e Rregullores për dhënjen e objekteve të komunës dhe tokës për shfrytëzim afatshkurtër përmes ankandeve,
- Të ndryshme.
K r y e s u e s i:
Jashar Dobraj
_______________