12 anëtarë vullnetarë të cilët kanë përfunduar trajnimin nga sot kanë nisur edhe zyrtarisht punën në shoqatën ,,Heronjtë’’, në Deçan , shoqatë vullnetare e zjarrfikësve dhe kërkimshpëtimit.
Në ceremoninë zyrtare të fillimit të kësaj shoqate i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , KFOR-it, dhe zyrtare tjerë .
Kryetari Selmanaj, duke i përgëzuar për gatishmërinë e këtij stafi që të jen në shërbim të qytetarit 24 orë, duke i dalë përkrah edhe shërbimeve tjera emergjente , tha se ne si komunë do të vazhdojmë që të ju mbështesim më aq sa kemi mundësi që kushtet elementare ti keni të siguruara dhe atëherë kur te kem mundësi te ju ndihmojmë më ndonjë donacion modest.
Edhe kryetari i kësaj shoqate Mursel Shala ,tha se vet gatishmëria e këtij stafi qe ne bashke te formojmë këtë shoqatë është te rëndësishme jo vetëm në shërbim te qytetarit por kjo shoqatë ka krijuar një mundësi të re edhe për 12 familje të cilët ne te ardhmen shpresojmë që të sigurojmë edhe donacione që të na mbështesin që edhe ne si staf të krijojmë një pagë mesatare sa për te mbijetuar.