Thirrje për Bizneset në Komunën e Deçanit
Ministria e Financave / Republika e Kosovës – Zyra e Punësimit – Deçan
Fton bizneset e Komunës së Deçanit që të bëhen pjesë e masës për subvencionimin e pagës për punësimin e përfituesve të asistencës sociale.
Përmes kësaj mase synohet aktivizimi i përfituesve të SAS-it në tregun e punës, duke parandaluar varësinë nga skema e asistencës sociale.
Bizneset që angazhojnë përfitues të asistencës sociale përfitojnë:
•Deri në 70% të pagës bruto, ose maksimumi 350 euro në muaj, për një periudhë 6 mujore.
Kush mund të aplikojë?
•Bizneset e regjistruara dhe aktive;
•Bizneset që nuk kanë obligime të papaguara tatimore dhe që kanë kontributet e paguara për stafin aktual;
• Bizneset që ofrojnë punësim me kohë të plotë, për të paktën 6 muaj, në kushte të sigurta pune.
Regjistrimi bëhet në Zyrën e Punësimit në Deçan, përmes këshilltares së punësimit të projektit SAS.
Aktualisht, në kuadër të projektit SAS, kemi përfitues të gatshëm për t’u angazhuar në tregun e punës.
Ky projekt ka për qëllim të krijojë urë lidhëse ndërmjet punëdhënësve dhe punëkërkuesve, duke ofruar përfitime të ndërsjella për të dyja palët.