Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.VIII
Deçan,dt.19.07.2016
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen VIII-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.29.07.2016, e premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për Transparencë,
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për ndarjen e Subvencioneve,
Shqyrtimi i kërkesës Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”-dega në Deçan dhe Shoqata e Intelektualëve të pavarur në Deçan, për shpallje “Qytetar Nderi” ish Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, dr.Islam Lauka.
Shqyrtimi i kërkesës së fshatit Gllogjan për dhënien e pronës komunale për varreza të fshatit.
Shpallje me interes të parcelës nr.945, Komuna Kadastrale Deçan,
Shqyrtimi i kërkesës Zenel Idrizaj nga fshati Lëbushë për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim,
Marrja e Vendimit për pushim të antarëve të Kuvendit.
Të ndryshme.