Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.VII
Deçan,dt.19.11.2020
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e VII-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,26.11.2020/e enjëte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,
- Shqyrtimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
- Shqyrtimi i propozimit për themelimin e “Vendgjuestisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,
- Shqyrtimi i propozimit për ndërrimin e Stemës së Komunës (prezentimi bëhet me video projektor në sallë)
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.