Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.XI
Deçan,dt.18.12.2019
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e XI-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,24.12.2019/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i propozimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër-Eco Tregu; Njësia Kadastrale P-70505021-00893-0, Zona Kadastrale Deçan;
- Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,
- Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e 4 trafove;
- Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit në fshatin Prapaqan,
- Shqyrtimi i propozimit për faljen e obligimeve financiare nga tatimi në pronë dhe qeratë për objektet e rrënuara në qytetin e Deçanit;
- Shqyrtimi i Planit të Arsimit 2019-2022;
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.