Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e I-rë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,26.01.2020/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2021,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Propozim- vendimit për Pëlqimin Mjedisorë për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisorë të PZHK-së,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,
- Shqyrtimi i Planit te Integritetit,
- Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Planit të Veprimit kundër korrupsionit,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.