Në forma të ndryshme, shoqëria civile dhe subjektet politike të Komunës së Deçanit, të përkrahura edhe nga institucionet Komunale, po vazhdojnë të kërkojnë forma për ti tërhequr vëmendjen institucioneve të larta të shtetit, që edhe ato ti mbështesin në luftën siç e quajnë ata të pa drejt që i është bërë komunë së Deçanit, me “Vendimet e AKM-së (UNMIK) dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për faljen pronave të ndërmarrjeve shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA”, Manastirit të Deçanit”.
Këtë fundjavë është organizuar, një tryezë ku të pranishëm ishin organizator, ish kryetar të Komunës së Deçanit Avokati Teki Bokshi, avokati i Popullit Sami Kurteshi, Ismet Ibishi Zëvendës ministër i Punëve të Brendshme, dhe përfaqësues të Policisë. Organizatoret e kësaj tryeze thanë se në do të vazhdojmë që të organizojmë debat të tilla kemi organizuar edhe protestë paqësore por nuk do të thotë se do ndalemi më kaq por edhe në të ardhmen në frymën e unitetit ti mbrojmë këtë prona.
E në anën tjetër edhe Bashkim Ramosaj, Drejtor i Administratës në Komunën Komunal, tha se, komuna dhe Kryetari Selmanaj, janë fokusuar fillimisht me ligj në mbrojtjen e këtyre pronave, ne si institucion nuk do lëmë gur pa lëvizur për të ngritur zërin që institucionet tona të mirën më këtë çështje e jo të mbetet nene hije , sepse ne si banorë të komunë së Deçan nuk na mbete gjë tjetër vetëm të shpërngulemi nga ky vend sepse gjithë perspektiva e këtij vendi është pikërisht kjo pjesë tha Ramosaj.
Avokati i Popullit Sami Kurtesht, tha me këtë rast se beson thellë në drejtësinë dhe ju bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse se të punojnë sa më shumë duke grumbulluar sa më shumë dëshmi dhe dokumente që të dëshmojmë se këto prona nuk kanë qen dhe as nuk do jen pronë e Manastirit të Deçanit.
Edhe Avokati Teki Bokshi, tha në këtë debat se të gjitha përpjekjet ligjore nuk kanë përfunduar , ne do vazhdojmë ti mbrojmë,në proceset gjyqësore ndërmarrjet ,,Apiko ‘’dhe Ilirija dhe nuk do të ndalemi deri sa ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë duke than se beson në Drejtësi e jo në vendime si këto që dolën deri më tani.
Ndryshe këshilli organizativ i përbërë nga shoqëria civile ,të gjitha subjektet politike dhe mbështetur nga komuna e Deçanit , kanë vendosur që ditën e hënë më 28 Janar 2013 , sërish të protestojnë në mënyrë paqësore duke parakaluar nga qendra e qytetit në drejtim të magjistrales Deçan-Pejë dhe anasjelltas. Duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste paqësore për të mbrojtur tokat tona.