Duajen i Drejtësisë në vend. Kështu është cilësuar në mbledhjen komemorative me rastin e ndarjes nga jeta Gjykatësi shumë vjeçar i Deçanit, Haki Ramë Balaj. Për të nderuar jetën dhe veprën e tij,Kuvendi komunal në bashkëpunim më gjykatën komunale të Deçanit kanë organizuar mbledhje komemorative ku të pranishëm ishin zyrtarë të Gjykatave nga të Gjitha Komunat, personalitete të drejtësisë,zyrtarë komunal, qytetarë e familjarë. Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , nder të tjera tha se Lajmin për vdekjen e pa pritur të Haki (Ramë) Balaj, e morëm më pikëllim të thellë .Ai na kujton njeriun më virtyte të larta njerëzore ,njeriun i cili gjatë gjithë jetesë së tij ishte angazhuar më terë qenien për ndërtimin e institucioneve të drejtësisë ,ku punoi që nga mbarimi i shkollimit të tij dhe asnjëherë nuk pretendonte detyra dhe funksione tjera .Hakiu, e ndante te drejtën pa ra në ndikimin e asnjë politike duke përfillë saktësisht ligjet e shtetit të ri të Kosovës. Pavarësisht se kryente një detyrë ku duhet të merreshin edhe vendime , ai gjithnjë ishte I respektuar nga palët të cilat gjithmonë kishin besimin se vendimet e tilla janë të drejta, janë për të mirën e popullit dhe institucioneve të drejtësisë .Gjykatësi Haki Balaj, kishte guximin te merrte edhe vendime te rëndësishme .Kujtojmë vendimin e tij për pronat e ndërmarrjeve shoqërore,, APIKO ‘’dhe,, ILIRIJA’’ , vendim ky i cili pastaj u politizua në instanca të larta deri te dhoma e veçantë e gjykatës supreme.
Ai me vendimin e tij ju kishte kthyer ish pronarëve pronat e tyre dhe gjithmonë thoshte se ky vendim është i drejtë dhe i bazuar në prova dhe fakte .Haki Balaj , në sirtarin e tij ka vendosur vendime të drejta të cilat asnjëherë nuk kishte nevojë të rikthehen në rigjykime, sepse i drejtpeshonte mirë dhe fuqishëm. Nuk mund të anashkalohet veprimtaria e Haki Balaj, edhe në fushën e angazhimeve të tij për Liri dhe Pavarësi .Ai që në ditët e para ju kishte bashkuar lëvizjes gjithë popullore , ndërkohë që në lutën e fundit kishte dhenë kontribut të jashtëzakonshëm në fshatin e tij dhe më gjerë sidomos në kuadër të shtabit lokal të këtij fshati kurse shtëpia e tij ishte shndërruar në çerdhe të strehimit për familjet e zhvendosura në kohë lufte. Lirinë e vendit tonë Hakiu, e përjetoi me ndjenje të veçantë .Ai ju përkushtua punës së tij me moton ,,Ngritjen e nivelit të institucioneve të drejtësisë si shtylla të shtetit ‘’, gjithnjë më këtë moto ai nuk kursente kohën dhe edhe pas orarit të punës të punoi në gjykatën komunale .Megjithatë sëmundja e rëndë e goditi në kohën kur më së shumti i duhej drejtësisë i duhej vendit , komunës dhe familjes së tij. Zëvendës kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Muharrem Shala, në fjalën e rastit tha se ndarja nga jeta e Hakiut është një humbje e madhe për gjyqësorin në vend sepse ai diti të mbroj vendin e tij në të gjitha kohërat , na mbrojti edhe atëhër kur pushtuesi serb mundohej të na përul vlerat tona tha nder të tjera Shala. Për jetën dhe veprën dhe familje e tije foli edhe kolegu i tije Sulltan Dobraj njëkohësisht edhe koleg nga gjykata e Pejës .Ndërkaq në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Afrim Balaj, ku falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë komemoracion duke than se në humbëm një vëlla , baba , mik dhe koleg në pikërisht në këtë kohë kur ne na u deshtë më së shumti. Trupi i pajetë i Gjykatësit të Gjykatës Themelore në Deçan, Haki Ramë Balaj, u varros në varrezat e fshatit Carabreg. Ai u nda në moshën 57 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.