Sot në Deçan, nga ora 12:00 deri në ora 12:39 në qendër të qyteti, është zhvilluar protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit. Kjo protestë ka qenë e paralajmëruar më parë nga organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga subjektet politike pranë kësaj komune.
Në protestë kanë marrë pjesë mbi 2000 mij qytetarë,ne mesin e tyre edhe liderë dhe deputetë, thotë kumtesa e Policisë rajonale të Pejës.
Protestuesit kanë shfaqur pakënaqësi lidhur më vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit. Ata po ashtu kanë shprehur gatishmërinë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente.