Të punohet më shumë në fushën e gjyqësorit. Një fokus më i shtuar në Zonat Rurale, të këtë psikolog dhe pedagogë në shkolla, të merren masa ndaj prindërve që u ndalojnë shkollimin fëmijëve, dhe të adresohet kërkesa për hapjen e zyrës për ndihmë Juridike falas në Komunën e Deçanit.
Këto ishin pesë rekomandimet që dolën nga tryeza e fundit “Koordinimi i mekanizmave institucional dhe të shoqërisë civile në parandalimin dhe zvogëlimin e rasteve të dhunës në familje” që u mbajt sot në Hotel Sëiss në Deçan e organizuar nga Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje në bashkëpunim me shoqatat e grave në komunën e Deçanit dhe Njësinë për të Drejtat e njeriut në Deçan. Në këtë tryezë sot të pranishme ishin edhe këshilltaret regjionale të zyrës së Avokatit të Popullit në Pejë, të cilat bënë një prezantim për mundësit që ofron Avokati i popullit për raste të këtilla, u bë e ditur se në kuadër të Avokatit të Popullit në Prishtë ekziston personi kompetentë që merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje. Ndryshe të gjithë të pranishmit një zërit u pajtuan për 5 rekomandimet, por në të njëjtën kohë gjithë pjesëmarrësit thanë se duhet angazhim i gjithë mekanizmave institucional por edhe vetëdijesim më i shtuar i popullatës për ta zvogëluar këtë dukuni negative.