Mbi 5,000 nxënës të 20 shkollave të komunës së Deçanit nga sot do të kenë mundësi t’i kryejnë shërbimet stomatologjike falas në Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kurimi i problemeve shëndetësore orale të nxënësve është mundësuar nga menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Deçanit në kuadër të një projekti të mbështetur nga institucionet komunale konkretisht nga Drejtoria për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenje Sociale .
Sipas drejtorit të QKMF-së, Selmon Berisha, ky projekt përveç për nxënësit do të jetë i dobishëm edhe për prindërit e tyre, të cilët nuk do të shpenzojnë para për këto shërbime për fëmijët e tyre. Selmon Berisha tha se QKMF ka 4 stomatologë, të cilët do të punojnë në dy ndërrime , duke shtuar se besojmë se ky numër është i mjaftueshëm për t’u kryer shërbime të gjithë nxënësve të kësaj komune. Implementimi i këtij projekti pritet të kapë koston 30 mijë euro për materialet stomatologjike njoftojë Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së. Ai tha së këto mjete janë ndarë nga buxheti i Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit.