Në takimin e kryetarin e Komunës me qytetar të Deçanit, përkatësisht të rrugës “Haki Pavataj” në Deçan, pas një debati lidhur me zgjerimin e kësaj rruge më problematike në komunë që shpie deri të objektet e dy shkollave të mesme, qytetarët janë pajtuar për zgjerimin e saj, duke mos kërkuar asnjë kompensim, nëse në ndonjë rast rruga pjesërisht futet edhe në pronat e tyre.
“Është interes i përgjithshëm zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge e cila është bërë “fyt” i ngushtë për qarkullim sidomos të mbi 2000 nxënësve të këtyre dy shkollave të mesme dhe njëkohësisht edhe të qarkullimit të automjeteve”, ka thënë kryetari Selmanaj, i cili ka treguar se për realizimin e këtij projekti pret donacionin e MAP.
“Do të ndërtojmë një rrugë me standarde evropiane dhe njëherë e përgjithmonë do të sigurojmë funksionalitetin e saj”, ka treguar Ramë Melaj, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, i cili ka kërkuar mbështetën e qytetarëve të pranishëm për zgjerimin e kësaj rrugë dhe ndërtimin e trotuareve në të dyja anët e saj. Nga ana tjetër shumica e qetarëve të pranishëm, kanë pranuar që kjo rrugë të zgjerohet në gjerësi prej 6 metrash, kurse edhe trutharët të jenë funksionale për lëvizën e lirë të nxënësve dhe qytetarëve. Siç u tha ky projekt i cili pritet të fillojë në pranverë, ndërkohë zgjerimi i kësaj rruge bashkë me trotuaret, rrjetit të ujërave sipërfaqësore dhe ndriçimit do të behët deri mbi objektet e shkollave të mesme.