Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më zyrtarin e prokurimit, dhe përfaqësues të ” Lika Trade’’ Sh.p.k-Deçan , në pranishëm e përfaqësuesve të dy fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët ,ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari i komunës z.Sami Cacaj, ekzekutiv komunal, dhe deputeti i kësaj zone z.Shkumbin Demalijaj bën të ditur se së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës në Bjeshkën e Strellcit rrugë kjo e cila rritë Zhvillimin Ekonomik jo vetëm të kësaj zone por dhe gjithë Kosovës.
I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , tha se du më i falenderu dy deputet të cilët për ketë rrugë kanë qen shumë të zëshëm z.Daut Haradinaj dhe z.Shkumbin Demalijaj.
Investimet të shumta të cilat kanë ndodhë në komunën e Deçanit në dy vitet e fundit të gjitha kanë një adrës kryeministrin Ramush Haradinaj të cilit në si banorë të kësaj zonë duhet ti jemi mirënjohës ter jetën sepse falë këtyre investimeve në si komunë gradualisht po rrisim zhvillimin ekonomik , duke krijuar edhe vende punë dhe krijim të kushteve më të mira për banorët e komunës së Deçanit tha kryetari Ramosaj. Për rendësin e këtij projekti ka fol edhe deputeti z.Shkumbin Demalijaj.
Ky projekt i cili do të nisë së shpejti punimet do të kryhen nga ” Lika Trade’’ Sh.p.k-Deçan është projekt tre vjeçar dhe vlera e kësaj kontrate të nënshkruar sot është 2,644,11,80 €uro