Banorët e komunës së Deçanit, gjatë 48 orëve të fundit janë përballur më terrin e kjo si pasojë e erës së fortë e cila solli edhe prishjen e rrjetit të furnizimit më energji elektrike
Sipas një raporti të lëshuar nga Korporata Energjetike behët e ditur se brenda 48 orëve në komunën e Deçanit ,janë shkaktuar dëme te mëdha në rrjetin e shpërndarjes më energji elektrike gjë që ka bërë që një pjesë e madhe e fshatrave dhe vet qyteti i Deçanit me or të tëra të mbesin pa rrym , por ekipet janë në vazhdimësi në teren dhe po bijën të pa mundurën që deri në orët e mbrëmjes te gjitha fshatrat por edhe vet qyteti të kenë energji elektrike kështu thuhet nga zyrtar të Korporatës Energjetike distribucioni në Deçan. Ndryshe bora që ka rënë gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë nuk ka sjellë ndonjë problem sa i përket rrugëve , të gjitha janë të kalueshme e kjo falë punë së kompanisë së kontrakturë e cila ka arritur që më kohë të hapë të gjitha rrugët që edhe nxënësve të u mundësohet vijimi i procesit mësimor pa ndonjë problem.
E në anën tjetër nga policia e Kosovës Stacioni në Deçan , njoftohemi se brenda 48 orëve të fundit edhe përkundër problemeve qoftë me energjinë elektrike apo edhe më reshjet e borës në komunikacion janë shënuar vetëm dy ndeshje e këto vetëm më dëme materiale dhe pa pasoja në njerëz .