Më homazhe dhe vendosje të kurorave me lule sotë në komunën e Deçanit aty ku përjetësisht pushojnë ata qe i falen jetën këtij vendi Dëshmoret e Kombit janë nderuar.
Komandanti i ZOD.Ramush Haradinaj,Kolonel.Abdyl Mushkolaj,kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj,nënkryetari z.Sami Cacaj,veteran e invalid të luftës se UÇK-së familje të Dëshmoreve,struktura komunale ,asamblesit e shumë qytetarë sot ishin bashkë për të shënuar këtë ditë.
Sot është momenti që ne të gjithë të ndihemi krenarë për atë çfarë djemtë e vajzat tona morën mbi supet e tyre; fatin e vendit duke shënuar me shkronja të arta historinë e Kosovës për ata të
cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Sakrificat e mëdha të dëshmorëve të kombit dhe rrugëtimi luftarak e jetësor i tyre, mirënjohja për nënat, motrat, vëllezërit baballarët dhe të gjithë qëndrestarët e kombit nga të gjitha trojet shqiptare, meritojnë përkulje dhe nderim të pafund. Këtë pasuri kombëtare vlerat e UÇK-së duhet ti ruajmë sy syt e balli sepse ata dhanë më të shtrenjëten jeten e tyre për këte ditë.
Nderimi dhe lavdia ju takon dëshmorëve dhe të rënëve për liri, dje ,sot ,nesë e përgjithmonë.