Fshati Llukë e Epërme ishte nikoqir i pritjes së Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z.Ramë Likaj më bashkëpunëtorë si dhe kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj më kabinetin e tij qeverisës .Anipse në kohë pandemie personeli i SHFMU,, Kuvendi i Verrave të Llukës ‘’ drejtoresha znj.Besarta Tahirukaj , bashkë më mësimdhënësit , nxënësit dhe prindër kanë ber përurimin e objektit të ri të kësaj shkolle ku tashmë mbi 200 nxënës do ti vijojnë mësimet në kushte më të mira se deri më tani .Më ketë raste i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se : Në radhë të parë du të falënderoi personelin e kësaj shkolle , banorët e fshatit Llukë e Epërme, drejtoreshën e kësaj shkolle të cilët në vazhdimësi kane ber përpjekje për rregullimin e shkollës për krijimin e kushteve më të mira për nxënës dhe mësimdhënës e ne sot jemi në kushte tjera ku po bëjmë përurimin e një objekti të ri tha Ramosaj
Ndërsa Ministri Likaj tha se ndihme mirë qe jam sot këtu në Llukën e pajtimit të gjaqeve në vendin e vlerave dhe të burrave të madhej .Ne po përurojmë një objekt të ri do të kujdesem që në ketë objekt të mos mungojnë edhe paisjet e nevojshme për të gjitha kabinete në mënyrë që të keni një shkollë të kompletuar tha Likaj si për nxënës poashtu edhe për mësimdhënës.
Ndërsa Drejtoresha e kësaj shkolle znj.Besarta Tahirukaj tha se :Ne sot po dëshmojmë se edhe pse në kohë sfidash, përballje me Covid 19,…ecjen drejt shtigjeve të reja për dituri nuk e ndalim. Duke treguar për historikun e kësaj shkolle falënderoi banorët e fshatit Llukë , komunë e Deçanit , DKA-në dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan në vazhdimësi për ngritjen e kësaj vatre diturie .Uroi që sa më shpejt kjo shkollë të kompletohet më kabinete të nevojshme për nxënës dhe mësimdhënës tha Tahrukaj. Në fund të kësaj ceremoni u ndan edhe mirënjohje për banorët e fshatit Llukë e Epërme të cilët kanë dhen kontribut në vazhdimësi për shkollën.