Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e Arsimit z.Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorët të tjerë kanë pritur në takim përfaqësues të Organizatës Gjermane Presidentin e organizatës ,,Humanity First’’ z.Stefan Härter me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i njoftoi më specifikat e komunës së Deçanit , zhvillimet në ketë komunë , ecurinë në realizim të projekteve planet për të ardhmen konkretisht në sektorin e Arsimit, duke shtuar se jemi duke ecur më hapa të sigurte drejt rregullimit të infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit, disa më projektin e Efiqiencës, disa më investime nga MASHT-i , disa më investime Komunale dhe nga organizatë të ndryshme por mare në përgjithësi tashmë kemi arrite qe në çdo shkollë të investojmë dhe të krijojmë një ambient më të ngrohtë për mbarëvajtjen e mësimit, tashmë pas krijimit të kushteve të mira kërkohet që të rritet akoma më shumë cilësia mësimore. Unë sot du me ju falenderu për vizitën po ashtu edhe për donacionin e dhuruar për kabinetin e TIK-ut në SHFMU,,Rexhep Kadriaja ,, në Rastavicë , sepse ky donacion është i dyti më radhë nga kjo Organizatë e kjo më bën të ndihem mirë sepse shohë se tashmë janë krijuar edhe raporte të mira mes DKA-së dhe Organizatës ,,Humanity First’’ nga Gjermania.
Ndryshe përfaqësues të Organizatës Gjermane ,,Humanity First’’ bashkë më kryetarin Ramosaj kanë vizituar SHFMU ,,Rexhep Kadriaja ,, në Rastavicë ku janë pritur nga drejtoi i kësaj shkolle Blerim Selmonaj , personeli i shkollës dhe nxënës ku dhe është ber pranimi i këtij donacioni.
z.Stefan Härter , tha se jam shumë i lumtur qe sot kam vizituar komunën e Deçanit, jam prit nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, dhe bashkëpunëtor të tjerë po ashtu po ndihem mire që tashmë jam këtu bashkë me ju për te pa nga afër edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ky është një vazhdimësi e fillimit të një bashkëpunimi të nisur një vit më parë e besoi se do të takohemi herave tjera me donacione tjera .
Drejtori i kësaj shkolle po ashtu edhe nxënësit janë shumë të kënaqur që tashmë në shkollën e tyre kanë një kabinet të TIK-ut të kompletuar ku pos teorisë nga mësimdhënësit do të mësojnë edhe praktikë.