Në shkollën e Mesme Teknike profesionale ,,Tafil Kasumaj’’,në Deçan, u be sot inaugurimi i kabinetit ,,Firma Ushtrimore’’,donacion i “Cultur Contakt” nga Austria për drejtimin e Ekonomisë. Nxënësit e këtij drejtimi prezantuar para përfaqësuesve të MASHT-it, Zyrtarëve të Ambasadës Austriake, Zyrtarëve Komunale dhe profesorëve të arriturat e tyre në implementim e këtij projekti.
Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i pranishëm në këtë aktivitet tha se ndihet krenar me të arriturat e Shkollës së Mesme profesionale “Tafil Kasumaj”, prandaj edhe përkrahja e qeverisjes lokale nuk do të mungoj për këtë vatër arsimi duke than se “ Nuk është hera e parë, që kjo shkollë fiton donacione të tilla, dhe kjo fal angazhimeve të drejtorit, dhe falë sukseseve që i ka kjo shkollë dhe për këtë fakt MASHT-i e ka zgjedhur si shkollën me te suksesshme në Kosovë. Unë në këtë rast i falënderoj Austriaket që e kanë përkrah këtë projekt, dhe unë edhe një here nga këtu them së nuk do ta përkrahë pa rezervë këtë shkollë”
E në anën tjetër drejtori i këtij institucioni arsimorë Zenel Kasumaj, tha se edhe ky projekt është në vazhdën e projekteve të shumta që falë përkushtimit të punës që tregojnë mësimdhënësit, por edhe nxënësit është përfituarai tha se “Fal donacioneve të shumta, ne u kemi krijuar kushte që me mjete didaktike nxënësit tonë të kryejnë pjesët praktike. Edhe ky projekt, për të cilin e falënderoj shuë Qeverinë Austriake që na mundësuan që nxënësit e drejtimit ekonomikë të bëjnë praktiken e tyre në klasën “firma Ushtrimore” Ajo çfarë demonstruan nxënësit në praktik, na benë që ne të mos ndihemi të zhgënjyer pse e kemi përfshirë këtë shkollë në këtë projekt, tha me këtë rast Zëvendës ambasadorja Austriake në Kosovë Monika Zach: “Unë u fasionova me prezantimin që bënë nxënësit e kësaj shkolle, në praktik ata na treguan se sa ja ka vlejtur të përkrahe t ky projekt. Uroj që nga ky kabinet ata të përfitojnë shumë për veten e tyre”Michael Konig përfaqësues i “Cultur Contakt” tha se ky projekt pritet të përfundoj kah mesi i këtij viti, por ai nuk e përjashtoj mundësin e përkrahjes edhe në projekte të tjera shkollën e mesme profesionale “Tafil Kasumaj” “Ky projekt nga i cili ka përfituar edhe shkolla “Tafil Kasumaj” do të vazhdoj deri në mesin e këtij viti, ne jemi të hapur për të bashkëpunuar,presim nga këtu që të aplikojnë sërish për programe dhe projekte të reja”
Në shenjë falënderimi për përkrahje, Drejtori i Shkollës Zenel Kasumaj, ju ka ndarë nga një punim me pamje të kullave të dukagjinit Zëvendës Ambasadores Monika Zach dhe kryetarit të Komunës Rasim Selmanaj.