U mbajt Seanca solemne Inauguruese e legjislaturës se re te Kuvendit te Komunës se Deçanit, ku seancën e udhëhoqi fillimisht Dr.Haki Shehaj i cili ishte kryesues i mandatit katër vjeçare i cili i falënderoi të gjithë asambleistët që sot kanë mbyllur një kapitull katër vjeçar , institucionin komunal, dhe të gjithë akteret të cilët kontribuan për katër vite në marrjen e vendimeve me rendësi më pas seancën e vazhdoi Asambleisti me në moshë z.Mon Selomonaj.
Ne pranin e mysafirëve te shumtë ne mënyrë solemne deputetët e zgjedhur e bënë betimin për mandatin e tyre katër vjeçar.
Ne vazhdim para deputetëve e beri betimin edhe Kryetari i zgjedhur i Komunës se Deçanit z.Bashkim Ramosaj ,i cili pastaj me një fjalë rasti i falënderoj qytetaret e Komunës se Deçanit për besimin dhe u zotua qe do te jetë ne shërbim te qytetarëve edhe gjatë këtij mandati duke i dhen një frymë më ndryshe këtij vendi.
Ne vazhdim te seancës u propozua edhe zgjedhja e Kryesuesit te Kuvendit te Komunës dhe pas procedurave te votimit te fshehtë, me shumicë të votave u zgjodh z.Hajdar Sutaj, Kryesues i Kuvendit Komunal te Deçanit, për mandatin katër vjeçar.
Kryesuesi i zgjedhur z.Hajdar Sutaj, ne fjalën e tij përshëndetëse i falënderoj deputetët për besimin e dhënë dhe premtoj zbatim te ligjit, korrektësi, paanshmëri dhe bashkëpunues me të gjithë deputetët pa dallime partiake.
Në ketë seancë është zgjedh Komiteti për Politik dhe Financa ndërsa në seancën e radhës do të zgjidhët edhe Komiteti për Komunitete që kanë mandat katër vjeçare.
Ndryshe Asamblea Komunale e Deçanit ka 27 anëtar :
16-AAK ,7-LDK ,3-VV dhe 1-PDK