Takimi është udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit Rasim Selmanaj / Kryetari i Komunës së Deçanit
Për vazhdimësi të përkrahjes Operacionale të rrjetit ARDA/Asociaicionit të AZHR-ve respektivisht AZHR -Perëndim si dhe në mungesë të fondeve dhe të sponzorizimit nga Qeveria e Kosovës për fondet e BE-së u dakorduam se deri në gjetjen e sponzorizimit nga Qeveria e Kosovës tek Zyra e BE-së në Kosovë për përkrahjen financiare të këtij rrjeti Bordi ka vendosur që:
AZHR-Perëndim është entitet i rëndësishem dhe strategjik për 6 Komunat e rajonit perëndimor të Kosovës.
Komunat unanimisht e përkrahin vazhdimin e punës së AZHR-së Perëndim me financim nga Komunat deri në gjetje të fondeve
Komunat do të përkrahin AZHR Perëndim më financa për tre muajt e parë me një marëveshje të përbashkët të 6 Komunave.
AZHR-Perëndim duhet të hartoj planin e aktiviteteve brenda afatit sa me të shkurtër të mundëshme si dhe buxhetin për shpenzime operacionale për tre muajt e parë në menyrë që komunat të sigurojnë financimin e AZHR-së Perëndim.
Nëse edhe pas tre muajve Asociacioni i AZHR-vë / rrjeti nuk do të sigurojë sponzorizimin e fondeve nga fondet e BE-së , atëherë Komunat do të bijnë në ujdi që të financojnë AZHR-Perëndim me program afatëgjatë ku AZHR-Perëndim me programin e vet do të jetë në shërbim të 6 Komunave të zonës Perëndimore të Kosovës dhe do të raportoj te Komunat për rezultatet e arritura.