Kryetari i Komunës, z.Bashkim Ramosaj priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së, z. Riccardo Celeghini me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast ai uroj z.Celeghini për detyrën e re dhe diskutuan rreth projekteve në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit, projektet që kanë target komunitetet pakicë, luftën kundër dhunës në familje, u diskutua për bashkësitë fetare dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet tyre, pati diskutime rreth KKSB-së dhe planifikimin e aktiviteteve për të ardhmen në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për jetesën e qytetarëve tonë.
Mirënjohës për gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet OSBE-së dhe komunës së Deçanit.