Kryetari i Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku të pranishëm ishin të gjithë Drejtoret dhe nënkryetari i Komunës z.Sami Cacaj. Në ketë takim u diskutua për çështje të ndryshme.
Pos shqyrtimit të kërkesave nga Këshilli i Drejtorëve, është diskutuar lidhur më përgatitjet për garën e skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2020’’ po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më organizimet për Diskutimet Publike për Planin Zhvillimorë Komunal.
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.