Sot, me datë 14.09.2022 është mbajtë Diskutimi Publik për Model-Rregulloren për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane.
Diskutimi u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin kryetari i komisionit z.Jashar Dobraj dhe disa nga anëtarët e këtij komisioni, përfaqësues të Këshillave të Fshatrave e zyrtarë të tjerë.
Nga të pranishimt pati diskutime të shumta, ata shprehën kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me organizimin e Këshillave të Fshatrave.
Z.Jashar Dobraj sqaroj para të pranishmëve se kjo rregullore është e bazuar në Udhëzim Administrativ si dhe miratimi i saj bëhet në Kuvend e çdo kërkesë shqyrohet duke u bazuar në këtë rregullore.