Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës, të datës 28.09.2022, është mbajtë sot diskutimi publik për Model Rregulloren për transportin publik në territorin e komunës së Deçanit.
Ky diskutim publik u mbajt në bashkëpunim mes Kuvendit të Komunës dhe Drejtorisë për Shërbime Publike, në krye me drejtorin, z.Izet Zenuni.
Pas prezentimit të kësaj model rregulloreje nga zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike , diskutimi ishte i hapur për propozime.
Kjo model rregullore do të kalojë për miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit.