E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Hajdar Sutaj, ku prezent ishin të gjithë anëtarët e KPF-së , dhe përfaqësues të shoqërisë civile sot është mbajte mbledhja e I-rë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku për ketë takim ishte propozu ky rend pune:
- Shqyrtimi i propozimit për Themelimin e Komitetit të Komuniteteve,
- Shqyrtimi i propozimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB),
- Shqyrtimi i listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2022,
- Rishqyrtim i Vendimit 01.Nr.IX-3 për shpallje të pronës me interes publik (për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh i Deçanit”pjesa nën Urë të Demës) me rekomandim të MAPL,
- Shqyrtimi i kërkesës së DKA, për ndërrimin e emërtimit të SHMT”Tafil Kasumaj” nga SHMT në IAAP,
- Të ndryshme
Takimin e hapi kryesuesi i asamblesë z.Hajdar Sutaj , ku dhe u diskutuan për pikat e rendit të ditës .
Për piken e parë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozimit për Themelimin e Komitetit të Komuniteteve, pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së u rekomandua që në seancë të jetë i pranishëm përfaqësuesi i Zyrës së Komuniteteve dhe të arsyetoj përbërjen dhe kriteret për pjesëmarrjen në këtë komitet të rëndësishëm i cili do tw plotwsohet edhe me dy antwra nga Asamblea Komunale .
Takimi ka vazhdu me piken e dytë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB),edhe për ketë pikë të rendit të ditës është debatuar nga anëtarët e KPF-së dhe është kërkuar se në seancën e rregullt i pranishëm te jetë kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj, që te sqarohen në detaje lidhur me rendësin e KKSB-së , dhe anëtarët e këtij këshilli.
Edhe për pikat 3 dhe 4 pas dhënies së arsyeshmërisë nga zyrtarët përkatës është kërkuar që të ketë material shtesë dhe sqarime shtesë në seancën e rregullt.
Për piken e 5-të të rendit të ditës është diskutu dhe janë dhen sqarime nga drejtori DKA-së. Edhe kjo pikë e rendit të ditës ka marr miratimin e anëtareve të KPF-së për diskutim të mëtutjeshëm në seancën e rregullt e cila do të mbahet ditë e enjte me dt.30.12.2021 me fillim ne ora 10:00