Sot u mbajt mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal, e udhëhequr nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, si dhe zyrtarë komunalë.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Marrja e vendimit për kompensimin e kryetarëve të këshillave të fshatrave;
3. Themelimi i Komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e shesheve, rrugëve dhe lagjeve urbane në territorin e Komunës së Deçanit;
4. Marrja e vendimit për aprovimin e anëtarëve të komisioneve për përzgjedhjen e zëvendësdrejtorit në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” – Deçan, drejtorit në SHFMU “Rexhep Kadrijaj” – Rastavicë, drejtorit në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” – Pobërgjë;
5. Marrja e vendimit për themelimin e SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës”;
6. Rishqyrtimi i vendimit nr. 01Nr.V-5, dt. 27.06.2025, për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e objektit për nevoja të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan;
7.Të ndryshme.
Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të ndryshme, ku anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje për Kryetarin Ramosaj dhe ekzekutivin, të cilat morën përgjigje përkatëse.
Mbledhja u transmetua drejtpërdrejt (live) edhe në faqen zyrtare në Facebook të Komunës.