Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, zyrtarët komunalë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Marrja e vendimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2024 nga të hyrat vetanake të vitit 2024;
3. Shqyrtimi i Draft – Statutit të QKMF-së;
4. Marrja e vendimit për bartje të hyrave vetanake nga vitit paraprak 2024 në vitin aktual fiskal 2025;
5. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2025;
6. Shfuqizimi i Vendimit 01. Nr.II-5, dt 28.02.2018 për hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj – Haxhi Mushkolaj” në qytetin e Deçanit;
7. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.Nr.I-11 dt. 31.01.2018 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
8. Shqyrtimi i kërkesave;
9. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, përveq pikës së tretë qe u largu nga rendi i ditë.
Mbledhja e kuvendit do të mbahet me datë 30.04.2025