Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së dhe zyrtar tjerë.
Ne këtë mbledhje u diskuta për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore ( KAB ) 2025-2027;
3. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për NPL “Higjiena”;
4. Ridestinim i mjeteve financiare në kategorinë e investimeve kapitale;
5. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën deri në një vit;
6. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit të Kryetarit të Komunës për kompenzimin e pronës së shpronësuar të personit fizik Florim Gjocaj nga fshati Baballoq;
7. Shqyrtimi i kërkesave;
8. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbakit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet me datë: 28.06.2024.