Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, ndërsa të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së, përfaqësues të OSBE-së dhe zyrtarë komunalë.
Për rend dite u propozuan këto pika:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i Raportit të Performancës;
3.Shqyrtimi i Raportit të KKSB-së;
4.Të ndryshme.
Të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u aprovuan për mbledhjen e Kuvendit, e cila do të mbahet më 31.10.2025.