Me datë 28.10.2022 u mbajt mbledhja e VIII – të e rregullt e KPF – së.
Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha e financave, znj.Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i raportit financiar 6 dhe 9 mujor;
3. Shqyrtimi i propozimit për kryerjen e obligimeve ndaj marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural (OZHR) ”Mëshqerra” – Prishtinë, participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 17,600.00 euro ;
4. Shqyrtimi i kërkesave;
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pika dy dhe tre dhe pesë kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me 31.10.2022.
(Sqarim: Për shkak të mosfunksionimit të web faqes, lajmi është publikuar me vonesë).