Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, sot në Kompleksin e Qendrës Rinore “Fitnet Ramosaj” në Deçan u mbajt panairi tradicional.
Panairi u organizua nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, me në krye drejtorin, z Isuf Demhasaj dhe bashkëpuntorë, qëllim promovimin e prodhimeve vendore dhe mbështetjen e bizneseve lokale.
Pjesëmarrja e qytetarëve ishte e madhe, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë komunalë, përfaqësues të bizneseve, artizanë, bujq dhe të rinj të shumtë.
Ky aktivitet dëshmoi përkushtimin e institucioneve lokale për të krijuar mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik në komunën tonë.