Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, sot bashkë me Drejtorinë e Arsimit, z. Besnik Hulaj ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 Marsi i vitit 2023 deri sot.
Këto mirënjohje janë për të kuptuar se jeni me vlera të larta, ne do të jemi mirënjohës për gjithë jetën, për kontributin tuaj ndër dekada për fëmijët tanë edhe për ne.
7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.
Të gjithë veteranëve të arsimit, mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore, urime 7 Marsi, urime dita juaj!