Të nderuar qytetarë të Deçanit, konfrom përgjegjësive të mija si kryetar, sot, zhvillova takim me Menaxhmentin e “Hidro Drinit” në Deçan, Drejtorin z.Nasim Haradinaj dhe përgjegjësin për furnizim me ujë të pijes Z.Petrit Januzaj.
Ju informoj, se uji i pijes në Deçan, është i cilësisë së lartë, sipas standardeve dhe që klorinimi i tij po bëhet në suaza të rregullta. Sasia e ujit tani për tani është e mjaftueshme.
Kam një lutje të veçantë për të gjithë ju, që të na ndihmoni duke mos e keqpërdorur ujin e pijes.
Me theks të veçantë, kam një lutje për banorët e fshatit Pobergjë, që të mos ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellsit, sepse po na shkaktojnë probleme në fshatin Dranoc.
Ju faleminderit për mirëkuptim