Në këtë kullë të Tahir (Kamer )Avdijaja , në vitin 1948 u hap shkolla e parë shqipe në fshatin Garmaqel të Komunë së Deçanit , drejtori i parë i kësaj shkolle ishte Bardhë Ukë Nitaj nga Dranoci i Deçanit .
Në këtë shkollë mësimet i vijonin nga klasa e parë në të katërtën. Ky ishte mbishkrimi i vendosur më një pllakë në kullën e Tahir( Kamer )Avdijajt, në fshatin Gramaqel të Deçanit, mbishkrim ky që u zbulua sot nga kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , drejtori I DKA-së z.Qazim Maloku, dhe përfaqësuesi i fshatit Gramaqel Bajram Agaj. Drejtori i shkollë së Mesme të Ulet ,,Drita’’ në Gramaqel, Ramë Kasumaj duke e falënderuar kryetarin e komunës për prezencën e tije në këtë ceremoni ku në të njëjtën kohë shënojnë edhe ditën e shkollës tha se vendosja e kësaj pllake në këtë kull tregon se cila ishte lashtësia e shkollë shqipe në këtë anë .
Ndërsa kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, në fjalën tije tha se ky regjion në të gjitha kohërat dha shumë për lirinë e vendit por edhe në luftën fundit u dëshmua ku pikërisht nga ky fshat kishte djem që te parët u përgjigjen radhëve të UÇK-së për ti dal zot vendit e kjo ditë e sotme për ju këtu është një shënim për brezat e ardhshëm dhe për këta nxënës se ky vend ka traditë , ka kulturë dhe ka vlera që ka ruajtur nder shekuj. Edhe drejtori i DKA-së, z.Qazim Maloku, falënderoi , drejtorin e shkollës , mësimdhënësit , nxënësit dhe prindërit për një organizmit të tillë dhe zbulimin kësaj pllake në kullën e Tahir( Kamer) Avdijajt. Ky shënim i kësaj date është përmbyllur më një program të pasur kulturore të përgatitur nga vet nxënësit e kësaj shkolle.