Misioni i tyre është i shenjët , ata gjatë 365 ditëve të vitit janë në gatishmëri për të qen sa më afër qytetarit në raste rreziku apo fatkeqësie , ata edhe sonte kur të gjithë festojnë janë në gatishmëri të plotë ky është misioni i shenjët i Zjarrfikësit 24/7.
Për të ju dëshiruar një vit të mbarë e më plot të mira, më pak punë e më shumë shëndet në prag të festës së ndërrimit të moteve kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj ,bashkë më nënkryetarin z.Sami Cacaj, Kolonel.Abdyl Mushkolaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizitu Shërbimin e Zjarrfikësve në Deçan, ku janë prit nga Komandati.Besim Selmanaj, dhe bashkëpunëtorët të cilit ishin prezent.
Puna dhe misioni juaj është i shenjet tha kryetari Ramosaj , uroi një vit të mbar e më plot të mira duke ju premtuar se në bazë të kompetencave që ka si kryetar komune do të mundohem që kërkesat tuaja të kenë prioritet.
Sukses dhe Gëzuar 2020 !