Plani Lokal i Veprimit në Mjedis si dokumente është hartuar ne bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Evropën qendrore dhe lindore për mbrojtje te mjedisit-REC-u, me zyrën Suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar –Sida me partner me komunën e Deçanit. I njëjti dokument është miratuar nga Asambleja Komunale.
Me kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj, u takuan përfaqësuesit e Rec-ut, dhe te Sida-es.
Qëllimi i kësaj vizite , ishte te njoftohen për se afërmi rreth realizimit te projektit prioritarë. Projekti Prioritar i planit te larte përmendur , është : Lidhja e objekteve publike ne kanalizim te ujerave te zeza dhe rregullimi i hapësirave publike(gjelbërimi).
Lidhur rreth realizimit te projektit te pranishmit i njoftoj Drejtori i Urbanizmit – Rame Melaj,sipas tij projekti është realizuar afërsisht 85 %. Duhet te realizohen edhe disa pune sipas projektit .
Gjithashtu, përfaqësuesi nga SIDA- z.Johan Holberg ,u interesuar te di se sa janë përfshi ne realizim projektet te cilat janë ne PLVM-e, a ka nda komuna mjete për realizimin e tyre si dhe sa janë qytetaret e interesuar rreth remizimit te projekteve te PLVM-se?
Kryetari i Komunës z. Rasim Selmanaj, njoftoj se ka filluar realizimi i projektit për rregullim te kanalit te ujitjes Deçan – Prijlep, ne bashkëpunim me Komunën dhe njësinë e ujitjes “Hidro-Drini”, me donacion qeveritar.
Te pranishmit vizituan lokacion ku është duke u realizuar projekti te cilët i shoqëroj mbikëqyrësi i komunës Shkelzen Shehu.