Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të shoqërisë civile qytetareve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”;
- Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021;
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre;
- Shpallja me interes e Hapësirave Zhvillimore në Parkun Kombëtar në Komunën e Deçanit sipas elaboratit të prezantuar;
- Marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për vendosjen e tri Trafove në parcelën nr.01999-0, Zk Deçan;
- Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC);
- Të ndryshme.
Pra se të nisë seanca pika e 7 e rendit të ditës lidhur më : Marrjen e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC) është largu nga rendi i ditës dhe do të diskutohet në një seancë tjetër .
Seanca ka vazhduar më pikat e rendit të ditës që ishin parape në ketë seancë ku për pikën 2 dhe 3 sqarimet e duhura janë dhen nga personat përgjegjës .
Për pikën dy ka raportua Kryeshefi Ekzekutiv z.Kastrio Hulaj, lidhur më punën e ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ ndërsa për piken 3 drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj .Këto dy pika nuk aprovohen por vetëm diskutohen.
Pika e 4-të lidhur më Projekt-Rregulloren për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre sqarimet e duhura janë dhëne nga Drejtori i Administratës z.Jashar Dobraj .Kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht.
Seanca ka vazhduar më pikat 5 dhe 6 të rendit të ditës ku sqarimet janë dhëne nga Drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj, pas diskutimeve edhe këto dy pika kanë mare miratimin e asamblesë.
Në të ndryshëm janë diskutuar një sere temash në interes të qytetarëve dhe janë rivotuar disa vendime të cilat kanë qen te votuara edhe më herët.
Për të gjitha më gjerësisht do ti gjeni në procesverbalet e mbajtura të seancës.