E nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot.
Ky ishte një mbishkrim i vendosur në hyrje të shkollës së mesme të ulët,, Isa Boletini ’’në fshatin Isniq e cila është përurua sot . Përurimin e bëri i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , ministri i Arsimit z.Arsim Bajrami dhe drejtori i kësaj shkolle z.Shaban Mehmetaj.
Ata bashkë ja prenë shiritin dhe vizituan objektin Brenda. Se Isniqi e ka merituar këtë shkollë e cila do të jetë model për shkollat tjera e tha edhe i pari i komunës së Deçanit Z.Rasim Selmanaj . Duke shtuar se jemi ën një ngjarje të jashtëzakonshme të veçante këtu në Isniq .
Kemi qen të gjithë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle , më ketë rast du të falënderoi z.Hajredin Kuçin , po ashtu ish Ministrin e Financave z.Bedri Hamzaj i cili ka qen i përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle e një falënderim i veçantë për Ministrin e Arsimit i cili ka pas vullnetin e mirë që kjo shkollë të përfundohet ku mësimdhënia dhe mësimnxënja të jetë e nivelit më të lartë.
Edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Arsim Bajrami tha se sot është moment historik për Isniqin dhe Deçanin.
E në anën tjetër drejtori i kësaj shkolle Shaban Mehmeta,j tha se që ne të jemi bashkë në këtë ditë u deshtë që të presim plot 68 vite për ndërtimin e një shkolle të re. Duke e falenderuar komunën e Deçanit dhe Ministrin e Arsimit, për ndërtimin e kësaj shkolle ju premtoi se edhe në të ardhmen shkolla ,,Isa Boletini’’ do të jetë shkollë shembull në nivel të Kosovës .
Ndryshe gëzimin për ndërtimin kësaj shkolle nuk e fshehin as vet nxënësit , mësimdhënësit dhe prindërit të cilët sot ishin me të lumtur se kurrë për çka kishin organizuar edhe një program të pasur Kulturo Artistik.
Shkolla e përurua sot ka dhoma të mjaftueshme për zhvillimin procesit mësimorë , laborator , biblotek, sallë sportive dhe hapësirat përcjellëse .
Vlera investive kapë shifrën 1 milion e 500 mijë € .
Ky investim është i përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Deçanit