Komuna e Deçanit bashkë me Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena” janë përfitues të 240 kontenjerëve komposter nga Granti i Performancës për vitin 2020, ku sot zyrtarisht këta kontenjerë janë dorëzuar në objektet e kompanisë.
Në kuadër të këtij granti të performancës kompania është fituese edhe e një kamioni të ri i cili në fillim të vitit 2023 do të jetë në kompaninë “Higjiena”.
Angazhimi i komunës bashkë me punëtorët e kompanisë ”Higjiena” do të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që të kontribojmë në ruajtjen e mjedisit dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët tonë.