Mbahet mbledhja e parë Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Në udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) ka mbajtur mbledhjen e parë, ku janë̈ diskutuar këto pika të rendit të ditës:
- Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit
- 2. Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Komunën e Deçanit
- 3. Diskutim për sfidat dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor
- Të ndryshme
Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , në ketë takim tha se gjendja e sigurisë konsideroi se është e qet shqetësim për mua është rritja e numrit te të infektuarve në komunën tonë , deri më tani në komunën tonë janë̈ të identifikuara 1039 raste më COVID-19, 726 raste janë shëruar ndërsa kanë humbur jetën 26 qytetar të komunë se Deçanit nga COVID-19.Poashtu bëri të ditur se në asamblenë e fundit komunale është marr vendim që familjet që kanë humbur familjarët të mbështeten më 200€ , ndërsa për të prekurit më COVI-19, do të shikohen mundësit se si do të veprohet pas rishikimit të bugjetit.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Deçan z.Faik Jahmurataj , ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Deçan, ku marrë në përgjithësi gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur pa ndonjë raste të veçante për tu cekur ani pse kjo situate është tepër e rënd për tu menagjuar nga sektori i policisë, por duke shtuar se bashkëpunimin Institucion Komunal-Inspeksion- Polici, besoi se gjithçka do të shkoi sipas planeve të parapara tha ai.
Drejtori për Arsim në Komunën e Deçanit z.Bekim Vishaj , ka raportuar për gjendjen në shkolla dhe situatën e zhvillimit të procesit mësimor duke falënderuar Institucionin Komunal , Shtabin Emergjent , ekipin dezinfektuese , koordinimin me drejtorët e shkollave deri me tani situata është nën kontroll, ndërsa nga java e ardhme do të jem në pushim pranveror e besoi se të gjitha shkollat do të dezinfektohen dhe do të përgatiten për vazhdim të mësimit pas pushimit.
Kryetari i këshillit të bashkësisë Islame Hoxh.Rasim Bytyqi , falënderoi Institucionin Komunal për memorandumin e bashkëpunimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit te të gjithë personave që ndërrojnë jete ne komunën e Deçanit i neshkruar dit më parë duke ber të ditur se tashmë edhe qytetarët janë informuar dhe kemi filluar që ketë memorandum ta jetësojmë .
Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni, beri të ditur se në ditët në vijim do të nënshkruhen memorandume të tilla edhe më përfaqësues të komuniteteve fetare në komunën tonë varet nga gatishmëria e tyre.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.
Ndërsa takimi është mbylle duke ju ber thirrje qytetarëve që ti respektoi masat e mara nga IKSHP ̈ për respektim të rregullave për mbrojtje nga COVID-19 në të kundërtën pasojnë gjobat për ata që nuk vendosin maskën 35€, ndërsa për ta që thyen rregullat dhe zinen jashtë derisa janë të infektuar me COVID-19 gjoba është në vlera 500€