Kryetari i Komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar më stafin e tij politik, kanë vizituar objektin e qëndresë kryesore të mjekësisë familjare në Deçan, ku tashmë janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e aneksit të ri Diagnostik-Rentgen të kësaj qendre mjekësore.
Investimi në këtë pjesë, si aneks i QKMF-së, ka qenë mese i domosdoshëm, sepse pjesa ku aktualisht kryhen këto shërbime nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj komune janë shumë të mëdha kanë pohuar ata, të cilët punojnë tash e sa vite në këtë qendër. Ndërkaq, kryetari i Komunës Rasim Selmanaj,pohoi se në vazhdën e shumë investimeve kapitale që po behën në komunë, është edhe investimi në këtë qendër në shumë prej 80 mijë euro për plotësimin e nevojave dhe përmirësimin e këtij lloj të shërbimeve të qytetarëve të komunë së Deçanit. Kjo zaten, është e domosdoshme, sepse ju mundëso shërbime më efikase mjekësore qytetarëve tanë, ka shtuar ai..