Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me komisionin për organizimin e shënimit të tre vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dhe nën patrontain e Kryetarit të Komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj ,në përvjetorin e tretë të Pavarësisë së Kosovës mbahet organizim festiv siç vijon:
16 Shkurt 2011 E Mërkurë
Në hollin e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan, zyrtarisht behët hapja e ekspozitës Artistike më nxënës të SH.F.M.U të komunës së Deçanit më tematiken ,,Ruajtja e trashëgimisë Kulturore’’
Kjo ekspozit i paraprin aktiviteteve të shumta dhe hapet në ora 12:00
17 Shkurt 2011 e Enjete
Ora 9:00 Homazhe dhe vendosje kurorash te Lapidarët e Dëshmorëve në Deçan
Ora 10:00 Homazhe dhe vendosje kurorash në kompleksin memorial të Dëshmorëve në Gllogjan
Ora 10:30 Ekspozitë me fotografi të Dëshmorëve në SHFMU “ Lidhja e Prizrenit” Deçan
Ora 12:00 Akademi festive në sallën e Asamblesë Komunale dhe ndarja e çmimit “ Jusuf Gërvalla”
Ora 13:00 Zbulimi i bustit të heroit Jusuf Gërvalla në hollin e Pallatit të Kulturës
Ora 18:00 Koncert i madh festiv në sallën festive të N.H.T.” Maturanti”
Ora 19:30 Ndezja e fishekzjarrëve të Pavarësisë
TË GJITHA KËTO ORGANIZIME
PËRCILLEN ME AKTIVITETE DICIPLINASH TË NDRYSHME SPORTIVE!
JU MIRËPRESIM!