Nën organizimin e Komunës së Deçanit, përkujdesur nga Lidhja e Historianëve të Kosovës ”Ali Hadri”, dega në Decan, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtarit , artistit, veprimtarit dhe veteranit të UCK-së, Ismet Osdautaj, në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Në përkujtim të jetës së Ismet Osdautaj, pjesëmarrësit në këtë Akademi thanë fjalët më të ndjera për këtë artist dhe veprimtar të vendlindjes tonë.
Do ta kujtojmë gjithmonë si njeri të urtë, artist i rrallë e njeri i fjalës.
Me këtë rast, në varrezat e fshatit Isniq u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Osdautaj!