Rasim Selmanaj, kryetar I komunës ,të hënën ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të pallatit të kulturës ,,Jusuf Gervalla ’’ të qytetit , Ali Gecin ,krijues. Ky emërim nga i pari i komunës vije në kuadër të përpjekjeve të tije , lidhur me vendosjen e rregullit të duhur dhe të menaxhimit adekuat të hapësirave të këtij pallati. Ndryshe Ali Gecaj , vlerësohet te jetë një personalitet i dalluar me një veprimtari te begat krijuese dhe besohet se emërimi i tije në ketë post do të jetë në funksion të menaxhimit të mirë, por edhe te ringjalljes se jetës kulturore dhe krijuese në këtë komune e cila në të kaluarën ishte më nam.